Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Nikollë Skana, inxhinieri që sfidoi diktaturën
NGA ING. MARK ZEFI Ndërsa koha ndjek sensin e së ardhmes, kujtesa rikthehet herë mbas here nëpër skutat e së shkuarës, ashtu siç shfletojmë një, dy apo disa herë një libër që kemi lexuar kohë më parë, duke riprodhuar ngjarje, çaste gëzimi apo hidhërimi, por edhe individë që përmenden për vepra njerëzore e intelektuale. Në oazin e larmishëm të kujtimeve tona, secili prej nesh veçon atë çka i duket më e vlefshme dhe mbresëlënëse për kumunitetin në të cilin rron. Nga ky këndvështrim, përmes këtyre radhëve, po përpiqemi të nxjerrim nga honet e së kaluarës një përsonazh pak ose aspak të përmendur deri tani, i cili u përballë me dinjitet me diktaturën, për shkak të bindjeve dhe pikëpamjeve të tij kundër saj. Kur nderohen me tituj...