Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Në fillim ishte Pitagora…
Në fillim ishte Pitagora. Ishte ai i pari që e quajti veten filozof. Ishte i pari që mbrojti pavdekësinë e shpirtit dhe rimishërimin. Ishte i pari që zbuloi ligjet sekrete të matematikës dhe harmonisë muzikore. Ishte i pari dijetar që u mor me politikë dhe kushtetuta, me mjekësi dhe me yje. Ishte i pari ndër italikët, themeluesi i Magnae Graeciae, një koloni më e madhe se vetë nëna Greqi. Dhe ishte i pari që themeloi një shkollë italike. Pas tij erdhi shkolla eleatike e Parmenidit në pjesën perëndimore të Italisë, Empedokli në Siçili, e të tjerë. Pitagora themeloi urtësinë në kryqëzimin midis teologjisë dhe mendimit, midis mitit dhe shkencës, midis kultit dhe muzikës, politikës dhe edukimit, mjekësisë dhe astronomisë; dhe e konsideroi qendrën e urtësisë...