Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Reforma territoriale, një dështim’, Tabaku akuzon qeverinë për kapjen e pushtetit vendorë dhe dështimin e menaxhimit të emergjencave
Në një reagim të fortë në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar dështimin e reformës territoriale të vitit 2015, duke e cilësuar atë si një projekt elektoral në shërbim të mazhorancës dhe jo të qytetarëve. Sipas saj, reforma nuk u bë për të përmirësuar shërbimet apo për të decentralizuar pushtetin, por për të kontrolluar politikisht bashkitë, ndërsa sot, në kohë krizash dhe emergjencash si zjarret, shqiptarët po paguajnë faturën e kësaj reforme të deformuar. Postimi: Në 2015, me duartrokitjet e shumicës, u miratua një “reformë territoriale” që në fakt ishte thjesht një reformë elektorale. Nuk u krijuan bashki për t’u shërbyer qytetarëve, por për të qepur kufij sipas oreksit të pushtetit. Pa funksione reale, por me shumë peshë në tepsinë elektorale....