Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Franca tërheq nga tregu disa djathëra pas dy vdekjeve nga listerioza
Autoritetet franceze kanë urdhëruar tërheqjen urgjente nga tregu të disa llojeve djathërash të butë të markës Chavegrand, si brie dhe camembert, pas një shpërthimi të infeksioneve me listeriozë që ka shkaktuar dy viktima. Sipas Agjencisë Franceze të Shëndetit Publik, 21 persona të moshës 34 deri në 95 vjeç janë prekur nga infeksioni bakterial, ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën. Hetimet paraprake kanë identifikuar një “lidhje të mundshme” mes rasteve dhe konsumit të djathrave të pasterizuar të prodhuar nga kompania Chavegrand. Listerioza është një infeksion i rrallë që transmetohet kryesisht përmes ushqimeve të kontaminuara me bakterin listeria. Simptomat variojnë nga ethe, dhimbje dhe diarre, deri te komplikime serioze që mund të rrezikojnë jetën, veçanërisht te gratë shtatzëna, foshnjat, të moshuarit dhe personat me imunitet të...