‘Arrestohen 10 persona’/ Rama publikon pamjet e autorëve të zjarrvënieve

‘Arrestohen 10 persona’/ Rama publikon pamjet e autorëve të zjarrvënieve

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të policisë, ku shfaqen autorët e disa prej zjarreve në vend. Ai ka publikuar raportin, ku shkruan se janë identifikuar 14 autorë, nga të cilët 10 janë arrestuar dhe 4 po ndiqen penalisht. “Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve. 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht. Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve”, shkruan Rama.