Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Europa përballet me një verë rekord zjarresh: 45% më shumë se në 2024, lidhja me krizën klimatike
Evropa po përjeton një verë të zjarrtë, jo vetëm nga temperaturat mbi 40°C, por edhe nga një rritje alarmante e zjarreve pyjore. Sipas La Repubblica, të dhënat e përditësuara deri më 22 korrik 2025 tregojnë se në vendet e BE-së janë djegur 237.153 hektarë, një rritje prej gati 78% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i zjarreve është rritur me rreth 45%, ndërsa emetimet e CO₂ kanë shënuar 23% më shumë. Në orët e fundit, frontet e flakëve janë shtrirë nga Portugalia në Turqi, duke përfshirë Spanjën, Francën dhe Greqinë. Dhjetëra viktima janë regjistruar: në periferi të Madridit një punonjës skuderie humbi jetën bashkë me disa kuaj që po përpiqej të shpëtonte; në Shqipëri dhe Mal të Zi janë shënuar humbje...