Gjyqtarët me pushime, Kolegji “mban peng” certifikimin e rezultatit, Lapaj mbetet pezull

Gjyqtarët me pushime, Kolegji “mban peng” certifikimin e rezultatit, Lapaj mbetet pezull

Kolegji Zgjedhor ka marrë pushimet. Seanca e parashikuar për këtë të mërkurë për ndarjen e mandatit të vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk u zhvillua, duke caktuar si seancën e radhës 25 gushtin. Adratik Lapaj duhet të presë deri në 25 Gusht për të mësuar nëse do të jetë ai deputet në Kuvend apo përfaqësuese e koalicionit do të jetë Ana Dajko, e para e listës së mbyllur në Tiranë, shkruan A2. Pushimet e gjyqtarëve në Kolegjin Zgjedhor duket se po zvarrisin edhe certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit. Kodi Zgjedhor i ndryshuar në vitin 2020 dikton që pas të gjitha ankimimeve dhe shpalljeve të rezultatit nga të gjitha hallkat në KQZ e Kolegj, kërkohet edhe një mbledhje e Komisionit Rregullator i...