ZYRTARE/ Dinamo bën goditjen e madhe, firmos me sulmuesin e njohur

ZYRTARE/ Dinamo bën goditjen e madhe, firmos me sulmuesin e njohur

Dinamo ka finalizuar një lëvizje të madhe në merkato, duke firmosur me Bernard Berishën. Klubi kryeqytetas i ka surprizuar të gjithë, ndërsa sulmuesi pritej te Ballkani. Berisha rikthehet në Superiore, ku më parë ka luajtur me Skënderbeun dhe Besën. NJOFTIMI: Bernard Berisha vishet blu! Bernard Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Presidenti Adrian Bardhi, ka bërë surprizën e radhës, duke arritur të bindë futbollistin kosovar për të veshur fanellën blu. Sulmuesi i njohur sjell eksperiencë ndërkombëtare te “Nëndetësja” jonë… Ai ka luajtur me përfaqësuesen e Kosovës dhe në Rusi. Berisha gjithashtu e njeh mjaft mirën futbollin shqiptar, pasi më parë ka veshur fanellën e Besës dhe Skënderbeut. Ai vjen si një vlerë e shtuar për skuadrën dhe trajnerin Ilir Daja.