Vijon situata kritike në Delvinë/ Zjarri kërcënon sërish depozitat e gazit, ende rrezik

Vijon situata kritike në Delvinë/ Zjarri kërcënon sërish depozitat e gazit, ende rrezik

Flakët e zjarrit në Delvinë janë drejtuar sërish drejt depozitave të gazit në lagjen “Kasapaj”. Aty është situata më e rëndë, ku janë përqëndruar forcat më të mëdha zjarrfikëse. Banorët e kësaj lagjeje janë evakuuar më herët nga forcat e policisë. Depozitat e gazit rrezikoheshin edhe mbrëmjen e së martës nga flakët, por situata u menaxhua nga zjarrfikësit. Por sot duket se zjarri po i rrezikon sërish.