Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Udhëheqësit e BE flasin me Trump, samit virtual para takimit mes Presidentit amerikan dhe atij rus
Udhëheqësit e Evropës dhe Ukrainës do të flasin me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një takim virtual para samitit të tij me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Takimi virtual përmes videos midis Trump, presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqësve të Gjermanisë, Finlandës, Francës, Britanisë, Italisë, Polonisë dhe Bashkimit Evropian pritet të zhvillohet në orën 14:00, tha një zëdhënës i Qeverisë gjermane. Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të mirëpresë Putin i cili është i izoluar nga Perëndimi që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022, për bisedime në Alaskë të premten. Presidenti amerikan ka thënë se ky takim do të shërbejë si një “takim njohës” në përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Javën...