Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Ilir Meta nuk del nga burgu, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-Presidentit
                            Gjykata kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e Ilir Metës për liri. Ish-Presidentit do t’i duhet të qëndrojë në arrest në burg, duke lënë në fuqi masën ndaj tij. Ndonëse SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve e dërgimin e çështjes, Presidenti i Partisë së Lirisë do të vazhdojë të qëndrojë në burg me vendim të gjyqtarit Erjon Çela. Ish-Presidenti akuzohet se ka kryer korrupsion, pastrim parash e fshehje të origjinës së tyre në lidhje me dosjet Cez-Dia, lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për shpenzime familjare. /vizionplus.tv