Zjarret e frikshme në Delvinë, reagon i prekur banori: Po më digjet shtëpia e re, të paktën shpëtuam kokën

Zjarret e frikshme në Delvinë, reagon i prekur banori: Po më digjet shtëpia e re, të paktën shpëtuam kokën

Delvina u përball me zjarre që përpinë banesat dhe rrezikuan jetën e banorëve. Hari Konduri, një nga banorët e një prej fshatrave që po digjet në Delvinë, u shpreh i prekur për Top Channel, se shtëpia e tij e re u përfshi nga flakët, por të paktën arritën të shpëtonin gjallë. “Aq shumë lot kemi derdhur, saqë edhe zjarri duhej të fikej nga lotët tona. Shtëpia e re po më digjet atje. Këtë vit ka pasur aq shumë zjarre, saqë nuk kishin forcën që ta përballonin. Zjarri ka qenë shumë i madh, tmerr. Kishte shumë punonjës, por çfarë të bënin?! Mekanizmat e bëjnë punën. Na detyruan që të iknim, të largohemi. Nuk e kam menduar ende se ku do iki. Mendoj vetëm shtëpinë time. Shtëpi...