Makinat elektrike, raporti: Vetëm në 2024 ishin 63 njësi karikimi të reja, totali arrin 178

Makinat elektrike, raporti: Vetëm në 2024 ishin 63 njësi karikimi të reja, totali arrin 178

Rritja e përdorimit të makinave elektrike në vend ka bërë që gradualisht të investohet në drejtim të stacioneve të karikimit që i përgjigjen kësaj tendence. Por ende shpërndarja e tyre sidomos në disa rajone mbetet e ulët.Enti Rregullator I Energjisë në raportin vjetor të vitit të shkuar raporton se megjithëse Shqipëria ndodhet ende në fazat fillestare të tranzicionit drejt elektromobilitetit, sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), numri i automjeteve elektrike në vend është katërfishuar gjatë vitit të fundit, duke treguar një interes në rritje nga konsumatorët.“Ky zhvillim ka sjellë edhe një zgjerim të infrastrukturës së karikimit në vend. Kështu rezulton se gjatë vitit 2024 janë instaluar për herë të parë 63 njësi karikimi, ndërsa përgjatë vitit...