Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Baicë
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit. Kjo masë iu caktua pasi sipas gjykatës, T.K. – i cili ka pranuar fajësinë – ka rrezik që të arratiset apo të fshehëm ndryshojë apo falsifikojë provat. Gjykata tha se dyshohet se vrasja është kryer në bashkëkryerje, por “ende nuk janë siguruara informata të mjaftueshme për bashkëkryesit potencialë”. Si ndodhi vrasja? Në njoftimin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, janë dhënë detaje lidhur me vrasjen e Bajraktarit. Autoritetet gjyqësore dyshojnë se T.K., më 3 gusht nga ora 16:00 dhe deri rreth orës 12:10 të ditës tjetër, në Baicë të Lipjanit, pas mosmarrëveshjeve paraprake me viktimën...