Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Mora ofertë të pabesueshme”, Iñigo Martínez zbardh arsyet e largimit nga Barcelona
Iñigo Martínez u largua javën e kaluar nga Barcelona në mënyrë të papritur për t’u transferuar tek Al Nassr, në kampionatin arab. Ish-mbrojtësi i Barcelonës foli për herë të parë mbi largimin e tij në një intervistë për “Onda Vasca”. Oferta – “Me shumë gjasa do ta kisha menduar më gjatë nëse do të kisha më shumë se një vit kontratë. Nuk kisha një pagë të ulët te Barça dhe familja ishte e lumtur. Nuk ka qenë e lehtë ta merrja këtë këtë vendim, sepse pas vete kam edhe bashkëshorten e vajzat. Me siguri po të kisha më shumë vite kontratë, do ta kisha menduar”. Flick – “Fola me trajnerin pas kthimit nga turneu aziatik. Isha i sinqertë me të, sepse e dija që do...