Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Qendra e re e sistemit VAR në “Shtëpinë e Futbollit”, Sektori i Arbitrimit trajnim për zyrtarët e …
Sektori i Arbitrimit, në prag të fillimit të sezonit futbollistik 2025/26, ka zhvilluar një trajnim tre-ditor për zyrtarët e “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, i fokusuar në përdorimin e sistemit VAR. Për herë të parë, ky trajnim po zhvillohet në qendrën e re të sistemit VAR pranë “Shtëpisë së Futbollit”, investimi më i fundit i FSHF-së në shërbim të arbitrimit dhe futbollit shqiptar. Të gjithë arbitrat dhe asistentët e “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë u njohën me teknologjinë më të re EVS, e cila është implementuar në këtë qendër, ndërsa më pas vijuan sesionet praktike, të fokusuara në marrjen e vendimeve në situata të ndryshme të lojës. Në një prononcim të shkurtër për fshf.org, arbitri kryesor i Kategorisë së Parë, Gerard Çokaj, vlerësoi...