Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
‘Për shuarjen e zjarreve në Delvinë’/Rama: Në operacion 300 forca, 2 helikopterë..
Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Kështu shkruan në një postim në rrejtin social Facebook, kryeminisri Rama. Ndër të tjera kreu i qeverisë informon se në operacion janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë. Herë pas herë gjatë këtyre dy ditëve Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje urgjente për evakuim e banorëve në Gramsh edhe Delvinë. Më parë, MM në një postim shkroi: ‘Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta’.