Festa e Bukës së Re në Maliq, banorët ruajnë traditën që forcon lidhjet mes brezave

Festa e Bukës së Re në Maliq, banorët ruajnë traditën që forcon lidhjet mes brezave

Maliqi festoi mbrëmjen e së martës traditën e Bukës së Re, një event që prej vitesh mbledh banorë e vizitorë nga zona të ndryshme, duke krijuar një atmosferë të gëzuar. Ceremonia u shoqërua me këngë dhe valle popullore, ndërsa në qendër të saj ishte ndarja simbolike e Bukës së Re nga kryetari i bashkisë, Gëzim Topçiu. “Festa e bukës së re është një moment i veçantë për komunitetin tonë. Ajo jo vetëm nderon prodhimin bujqësor dhe përpjekjet e fermerëve, por gjithashtu forcon lidhjet mes brezave dhe përcjell vlerat tradicionale te të rinjtë”, tha ai. Banorët thanë se kjo traditë konsiderohet një pikë e rëndësishme takimi dhe bashkimi për komunitetin. Festa e Bukës së Re në Maliq nuk është vetëm një mesazh për mundin e fermerëve,...