Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zjarret në Shqipëri/ Dom Gjergj Meta: Përgjegjësit do japin llogari para Zotit! KMSH: Po lutemi!
Pamje nga zjarret TIRANË- Për situatën e zjarreve në vend, kanë bërë nga një reagim edhe presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Dom Gjergj dhe kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu. Meta, ka bërë një apel të ndjerë duke u shprehur se ata që ndezin qëllimisht zjarret do të japin llogari para Zotit për këtë krim. Ndërsa Spahiu shkruan se lutet që situata me zjarret të marrë fund sa më shpejt. POSTIMI I BUJAR SPAHIUT: Gjatë 48 orëve të fundit vendi ynë është përfshirë nga zjarre masive, të cilat në disa qarqe kanë dalë jashtë kontrollit. Fatkeqësisht edhe me një viktimë në Gramsh dhe dëme të shumta për familje të tëra. E lusim Zotin që kjo situatë të kapërcehet sa më shpejt! Gjithashtu ju bëj apel...