Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Arrestohen 5 piromanë në Berat dhe në Memaliaj, njërin e kap kamera (VIDEO)
Identifikohen dhe vihen në pranga 4 autorët e zjarrvënieve në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë. Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa dhe sera, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore. Njoftim i Policisë: *Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasit:-Sh. D., 49 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në këtë lagje, ku si pasojë janë rrezikuar banesa dhe është djegur një sipërfaqe toke;-Z. M., 56 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në këtë fshat, ku si pasojë janë djegur sipërfaqe toke dhe pemë frutore në pronësi të 2 shtetasve. *Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal arrestuan shtetasit S. M., 53 vjeç dhe L. B.,...