Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
(VIDEO)Memaliaj, vuri zjarr duke djegur 3 banesa, 400 pemë../ Arrestohet 62 vjeçari
Identifikohet dhe arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Iliras, nga i cili u dogjën territori i fshatit Koshtan, 3 banesa, 400 pemë frutore dhe mjedis pyjor. “Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, DVP Fier dhe me zjarrfikësit, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas njoftimit se në zonën e pyllëzuar të fshatit Iliras, konkretisht në vendin e quajtur “Hams”, kishte rënë zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit të Policisë Memaliaj mundësuan identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit B. L., 62 vjeç, banues në këtë fshat. Si pasojë e...