Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vihen në pranga 4 zjarrvënës në Berat, u dogjën toka me pemë frutore dhe ullinj
Katër persona kanë rënë në pranga në Berat si autorë të vënies së zjarreve në disa fshatra. Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa dhe sera, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore. *Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasit:-Sh. D., 49 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në këtë lagje, ku si pasojë janë rrezikuar banesa dhe është djegur një sipërfaqe toke;-Z. M., 56 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në këtë fshat, ku si pasojë janë djegur sipërfaqe toke dhe pemë frutore në pronësi të 2 shtetasve. *Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal arrestuan shtetasit S. M., 53 vjeç dhe L. B., 56 vjeç, të dy...