“Pse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës”? Përgjigjet Rama: Po vendet e rajonit që po përcëllohen?

“Pse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës”? Përgjigjet Rama: Po vendet e rajonit që po përcëllohen?

Në platformën X kryeministri Edi Rama përmes një komenti, flet për debatin e hapur se përse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës kaq shumë të nevojshëm në këto ditë me zjarre masive në pothuajse të gjithë territorin e vendit. “Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh! Dakord, mirë do ishte t’i kishim, por… Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia...