ZRRE: Nga 16 gushti bizneset pa kontratë për furnizim do të shkëputen nga rrjeti energjetik

ZRRE: Nga 16 gushti bizneset pa kontratë për furnizim do të shkëputen nga rrjeti energjetik

Të gjitha bizneset që nuk kanë nënshkruar kontratë komerciale me një nga furnizuesit e licencuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE), do të shkëputën nga rrjeti energjetik nga 16 gushti, njoftoi rregullatori i energjisë të mërkurën. ZRRE-ja tha se e ka marrë vendimin e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, e cila e pranoi ankesën e rregullatorit ndaj padisë për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. “Ligjshmëria e këtij procesi po konfirmohet nga gjykatat kompetente, së fundi edhe nga Gjykata Komerciale – Dhoma Shkalla e Dytë, duke vërtetuar se të gjithë hapat janë ndërmarrë në përputhje me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së. ZRRE-ja u ankua ndaj vendimit të shkallës së parë të Gjykatës...