‘Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?’/ Zjarret në Shqipëri, Rama u përgjigjet kritikëve: Disa llogari duhen bërë

‘Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?’/ Zjarret në Shqipëri, Rama u përgjigjet kritikëve: Disa llogari duhen bërë

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje kritikëve për situatën e zjarreve në vendin tonë. Në një postim të bërë në rrjetin "X", Rama i ka kthyer përgjigje atyre që pyesin se përse vendi ynë nuk ka një flotë të posaçme për shuarjen e flakëve. Për kreun e qeverisë në këto momente të vështira, Shqipëria ka ndihmë nga aleatët e Bashkimit Europian apo dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Si shembull ka marrë fqinjët, Italinë dhe Greqinë që edhe pse me flotë të posaçme nuk i kanë ndaluar dot flakët. "Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po...