Transportonte lëndë drusore në mënyrë të paligjshme/ I sekuestrohet mjeti, dhe arrestohet nga policia

Transportonte lëndë drusore në mënyrë të paligjshme/ I sekuestrohet mjeti, dhe arrestohet nga policia

Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi u kap duke transportuar me mjet bujqësor një sasi drusore e cila dyshohet se është prerë në mënyrë të paligjshme. Blutë kanë sekuestruar mjetin dhe lëndën drusore në cilësinë e provës materiale. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin: -E. Ç., 46 vjeç, banues në fshatin Arrëz, pasi u kap duke transportuar me mjet bujqësor (zetor), një sasi lënde drusore, të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore, së bashku me mjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale; Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.