Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Kontrolli në automjet e ‘nxjerr zbuluar’/ Iu gjet lëndë narkotike, arrestohet nga policia 37-vjeçari
                            Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia në Kapshticë pasi gjatë kontrollit fizik në automjetin e tij iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Lënda u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi për shtetasin: -V. B., 37 vjeç, banues në Athinë, pasi në dalje të RSh-së, në PKK Kapshticë, gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin që drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.