Zjarret/Rama: Dy ditë e net ekstremisht të vështira,flakët kanë qenë të pamëshirshme

Zjarret/Rama: Dy ditë e net ekstremisht të vështira,flakët kanë qenë të pamëshirshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri mbi situatën e zjarreve në vend, duke thënë se dy ditët e fundit kanë qenë ekstremisht të vështira për forcat zjarrfikëse. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama i ka bërë thirrje të gjithë banorëve të tregohen të kujdesshëm dhe të sinjalizojnë çdo vatër zjarri para se të jetë vonë. “Dy ditë e netë ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura po përballen me zjarre të mëdha në Skënderbegas, Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, në Hormovë, Kodër e Lekël të Tepelenës, në kufi me Gjirokastrën, Dhivër, Kakodhiq në Finiq, si dhe në Dropull në kufi me Delvinën, ku rreziku dhe flakët kanë qenë të pamëshirshme. Falë guximit vetëmohues dhe angazhimit total të...