Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shpërthim me lëndë plasëse jashtë një banese në Durrës, raportohet për dëme materiale, autori në kërkim
Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 në Durrës. Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Gj, 66 vjeç. Si pasojë e shpërthimit raportohet vetëm për dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit. Njoftimi i Policisë Durrës: Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Gj., 66 vjeç, në lagjen nr. 14, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për sqarimin...