Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Fondet për zjarret, Instituti i Bashkive rekomandon rishpërndarjen e buxhetit për vendorët
Prej disa ditësh, shumë zona në vend janë prekur nga situata e vështirë e zjarreve. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, në 13 qarqe të Shqipërisë janë evidentuar 37 vatra zjarri, nga të cilat 30 janë aktive.Mbrëmjen e djeshme, situata ishte më kritike në qarkun e Vlorës, veçanërisht në bashkinë e Delvinës, ku, pas një urdhri urgjent të autoriteteve shtetërore, u evakuan pacientët dhe stafi i spitalit të Delvinës. Ata u zhvendosën në ambientet e kinotekës, pasi pas godinës së spitalit ndodhet një zonë pyjore, ku flakët rrezikonin të arrinin deri në godinën e spitalit.Sipas autoriteteve shtetërore në Delvinë, situata tani është më e qetë, pasi vatrat e zjarrit janë aktive në zona të largëta nga qyteti, ku forcat e shpëtimit po punojnë në...