Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            “Po mbrojnë oligarkun mediatik”, ish-deputetët që Berisha i la jashtë: Në PD e kanë mendjen si të marrin tendera
                            Me sa duket, në kampin e PD-së ka filluar një “kryengritje” e heshtur e ish-deputetëve që u lanë nga Berisha jashtë Parlamentit. Pavarësisht se hartuesi i listës ishte kreu i PD-së, ata ‘të keqen’ nuk e gjejnë tek ai, por te kolegët-deputetë të PD-së. I pari ka qenë Myslim Murrizi, i cili nëpërmjet një postimi u ka kërkuar deputetëve të grupit parlamentar të PD-së të mos protestojnë vetëm për hotele dhe televizione private, por të ngrejnë zërin edhe për vjedhjen e naftës nga ‘Bankers’, e cila, sipas demokratit, ka pasur bekimin e të gjitha qeverive. Ka mjaftuar ky postim i Murrizit, që edhe Edmon Spaho, i njohur për qëndrimet e tija luajale ndaj lidershipit, të ngrejë krye dhe të shpërndajë postimin e ish-deputetit të Lushnjes,...