Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Përhapja e zjarreve në Nartë, Skënderbegas e Delvinë/MM thirrje urgjente për evakuim
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me anë të një thirrje urgjente për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas në Gramsh dhe në Delvinë. Në një postim në rrjetet sociale, Ministria e Mbrotjes u bën thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta. ‘THIRRJE URGJENTE PËR EVAKUIM/Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta’, shkruhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.