Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
BE-ja në kërkim të rolit të saj para samitit Trump-Putin në Alaskë
Foto ilustruese KIEV- Takimi i planifikuar në Alaskë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, e ka lënë Evropën në një pozicion të vështirë. Bashkimi Evropian, ashtu sikurse shumica e vendeve evropiane, po tenton ta parandalojë rënien e Shteteve të Bashkuara “në kurth”, teksa përkrahin Ukrainën në aspektin diplomatik dhe përgatiten për më shumë sanksione ndaj Rusisë. Mirëpo, pa asnjë iniciativë të re diplomatike, ata e kanë të vështirë të sigurojnë një ulëse në tavolinë teksa fati i kontinentit duket se është në duart e një kryeqytetit tjetër. Duket se është e drejtë të thuhet se Brukseli është zgjuar nga pushimi i verës me një gungë në ballë. Ndonëse pak njerëz besonin se SHBA-ja do të vendoste masa të ashpra ndaj...