Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ngecin hetimet për fondet IPARD
Foto ilustruese TIRANË- Prej dy vitesh, bujqësia shqiptare është pa miliona euro nga programi IPARD III, pasi fondet e Bashkimit Europian për zhvillimin rural janë bllokuar për shkak të dyshimeve për korrupsion. Brukseli ka dy vite që u kërkon autoriteteve shqiptare ta trajtojnë me seriozitet këtë çështje, por deri më tani reagimi i tyre i ngjan ritmit të breshkës. Që prej vitit 2020, dosja për hetimin e abuzimeve me fondet e IPARD ka kaluar nëpër tryezat e institucioneve të drejtësisë shqiptare, pa asnjë rezultat konkret. Fillimisht, çështja u regjistrua në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Pas dy vitesh, SPAK shpalli moskompetencën dhe ia kaloi dosjen Prokurorisë së Tiranës. Në shtator 2023, dosja u rikthye sërish në SPAK. Asokohe, SPAK i tha...