Dogji ullishtet e fqinjëve pas konflikteve me ta, arrestohet 19-vjeçari në Krujë

Dogji ullishtet e fqinjëve pas konflikteve me ta, arrestohet 19-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi dogji ullishtet e fqinjëve, si pasojë e konflikteve me ta, për motive pronësie. Mësohet se i arrestuari është shtetas me precedent kriminal, aktualisht me masë sigurisë “Arrest në shtëpi”, për kultivim të bimëve narkotike. “Menjëherë pas njoftimit për një rast zjarrvënieje në fshatin Barkanesh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë filluan hetimet me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen e autorit, përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi E. D., 19 vjeç, banues në këtë fshat. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka ndezur zjarr në fshatin Barkanesh, si pasojë e konflikteve me fqinjët, për motive pronësie. Nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme, të mbjella me ullinj....