Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mbytet një person në Vlorë, 70-vjeçari dyshohet se po pushonte në zonën e Plazhit të Vjetër
Është gjetur i mbytur në Plazhin e Vjetër të qytetit të Vlorës një shtetas rreth 70 vjeç. Sipas informacioneve paraprake nga policia, viktima dyshohet të ketë qenë pushues. Ende nuk dihet nëse ai ka qenë banor i zonës apo turist, ndërsa shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta — mund të jetë mbytur aksidentalisht ose të ketë pësuar një arrest kardiak. Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, e cila transportoi trupin e 70-vjeçarit drejt morgut të spitalit rajonal të Vlorës. Deri më tani nuk është bërë e ditur identiteti i viktimës. Top Channel