Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Prostitucion në Vlorë/ Vihen nën hetim dy kineze dhe klientët, shpallet në kërkim organizatorja
Dy shtetase kineze janë vënë nën hetim për ushtrim prostitucioni në Vlorë. Policia ka evidentuar dhe goditur një rast prostitucioni në një apartament të marrë me qira në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë. Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasja kineze M. Y., 36 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”; • u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset kineze Q. Zh., 49 vjeçe, dhe X. L., 42 vjeçe, të dyshuara për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”, pasi ushtronin këtë veprimtari kundrejt pagesës; • u proceduan penalisht edhe shtetasi A. D., 38 vjeç, dhe shtetasi italian M. F., 25 vjeç, pasi u konstatuan në ambientet ku ushtrohej prostitucioni, në rolin e...