Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Belinda Balluku nuk guxon të firmosë tenderin e aksit Milot-Balldren pas ndalimit nga SPAK të kreut të Prokurimeve…
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku duket se nuk guxon të firmosë tenderin e shumëpërfolur të aksit Milot–Balldren, pas goditjes së rëndë që mori nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) me marrjen të pandehur të kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyraj, një vartës i saj i afërt, por edhe shumë njerëzve të tjerë në rrethin e saj të ngushtë të cilët kanë rënë në burg, ose janë nën hetim nga drejtësia e re. Këto zhvillime kanë shkaktuar jo vetëm frenimin e menjëhershëm të procedurës, por edhe një krizë besimi brenda zyrave të Ballukut, ku dosjet e hapura ndaj saj në SPAK tashmë janë bërë “mal” dhe mbulojnë një sërë aferash nga tuneli i Llogarasë e deri tek skemat e grabitjeve me energjinë. Nga ana tjetër,...