Bik Ndoja, rrobaqepësi duarartë që u shndërrua në zërin e magjishëm të jares shkodrane

Bik Ndoja, rrobaqepësi duarartë që u shndërrua në zërin e magjishëm të jares shkodrane

Nga Albert Vataj Sot, më 13 gusht 2025, Shkodra dhe mbarë Shqipëria kujtojnë 100-vjetorin e lindjes së Bik Ndojës, Ludovik Ndoj Gjergji, zëri i magjishëm i jares shkodrane. I lindur në zemër të qytetit më 1925, ai u bë një urë mes traditës e bashkëkohësisë, duke e kthyer jaren në një emblemë të identitetit kulturor. Me një jetë mbi shtatë dekada në shërbim të këngës, ai nuk u tundua nga privilegjet, por qëndroi si njeri i përkorë e artist i palodhur. Vlerësimet “Artist i Merituar” dhe “Krenaria e Qytetit” janë vetëm disa nga dëshmitë e mirënjohjes për të. Bik Ndoja la pas jo vetëm një repertor të pasur, por edhe një kujtesë të gjallë të Shkodrës artistike, ku zëri i tij mbetet si një tingull...