Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dy foshnje vijnë në jetë përmes fertilizimit “in vitro” në maternitetin “Koço Gliozheni”
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë lajmin për lindjen e dy foshnjave përmes procedurës “in vitro” në maternitetin “Koço Gliozheni”. Rama thotë në një postim në rrjetin social Facebook, se dy të porsalindurit Dua dhe Mertoni erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit. “MIRËMËNGJES dhe me dy gëzime të reja nga materniteti ‘Koço Gliozheni’, Dua dhe Mertoni që erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë ofrohet në sistemin publik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri, i cili ka ndarë edhe nga një foto të bebeve të porsalindura. Sistemi shëndetësor publik ofron falas shërbimin e fertilizimit in vitro për çiftet me probleme infertiliteti në Qendrën e Teknikave të Riprodhimit Mjekësor...