Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bie në prangat e policisë 19-vjeçari/ Pas konfliktit për motive pronësie, djeg ullishtet, i dënuar për lëndë narkotike
Nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka ndezur zjarr në fshatin Barkanesh, si pasojë e konflikteve me fqinjët, për motive pronësie. Nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme, të mbjella me ullinj. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi E. D., 19 vjeç, banues në këtë fshat. Menjëherë pas njoftimit për një rast zjarrvënieje në fshatin Barkanesh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë filluan hetimet me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen e autorit, përpara përgjegjësisë penale. Më tej, nga verifikimet rezultoi se aktualisht shtetasi E. D. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.