Plan sekret për mbikëqyrje? Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Plan sekret për mbikëqyrje? Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin e tij, tregojnë dokumentet e siguruara nga Radio Evropa e Lirë (REL). Dokumentet, të cilat i ka parë REL-i, përmbajnë kontrata me gjigantin kinez të teknologjisë, Huawei. Ato tregojnë blerje të mëdha të softuerëve dhe shërbimeve të nevojshme për t’i rritur përmasat e projektit “Qyteti i sigurt” (Safe City), i ofruar nga Huawei në vitin 2017 përmes një marrëveshjeje strategjike me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Programi synon të ofrojë identifikim të fytyrës dhe të targave të automjeteve, si dhe aftësi të tjera mbikëqyrjeje, të integruara në një sistem të unifikuar në nivel qyteti. Pak dihet për shkallën, përmbajtjen...