Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shtatë fshatra të djegura në Gramsh! Zjarri ende jashtë kontrollit
Situata e zjarrit në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja kanë dalë në zona të ndryshme. Në Skënderbegas po digjet dhe fshati i fundit. Gjithsej 6 fshatra të shkrumbuar totalisht, fshati i 7 sapo është përfshirë nga flaket dhe një tjetër shumë afër. Në njësinë Kodovjat zjarri është shumë afër fshatit Posnovisht dhe pastaj fshatrat e tjerë janë zinxhir afër me njëri-tjetrin.