Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarr në Hormovë të Tepelenës, flakët rrezikojnë përhapjen në Gjirokastër
Forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Gjirokastër kanë ndërmarrë një operacion urgjent gjatë natës për parandalimin e flakëve të zjarrit që pushtuan fshatin Hormov pranë kufirit ndarës me Bashkinë e Tepelenës. Efektivët e MZSH në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërhynë për shuarjen e zjarrit pasi kalimi i flakëve në territorin e bashkisë Gjirokastër do të përbënte një situatë tejet të rrezikshme e katastraofike për jetët për shkak të bimësisë së dendur dhe afërsisë me disa fshatra të zonës. “Ky është një operacion emergjent vetëm i forcave të MZSH Gjirokastër, për të parandaluar përhapjen e zjarrit në një zonë me rrezik të lartë”, thuhet në njoftim. Ditën e djeshme zjarri përfshiu edhe fshatin Lekël, ku si pasojë e flakëve u dogj Kisha...