Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fertilizimi in vitro falas, Koçiu: Vijnë në jetë dy foshnje tek “Koço Gliozheni”
Sistemi shëndetësor publik ofron tashmë shërbimin e fertilizimit in vitro (FIV) falas për çiftet që përballen me infertilitetin, përmes Qendrës së Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (RMA) pranë Maternitetit “Koço Gliozheni”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau dje rastin e suksesit me lindjen e dy foshnjave të tjera përmes procedurës in vitro. “Dy gëzime të reja nga materniteti “Koço Gliozheni”. Dua dhe Mertoni erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë ofrohet në sistemin publik dhe po kthen në realitet ëndrrat e shumë familjeve. Urime prindërve dhe stafit mjekësor për këto mrekulli”, u shpreh Koçiu. Për herë të parë pranë Spitalit Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni ka ardhur në jetë në 17...