Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vendimi i Kushtetueses, Kurti: Duhet pritur aktgjykimi i plotë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se duhet të pritet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e seancës konstituive. I pyetur nga gazetarët nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta respektojë aktgjykimin e Kushtetueses, Kurti u përgjigj shkurt “duhet ta presim aktgjykimin e plotë”. Deklarata u bë pas ceremonisë së 26-vjetorit të Doganës së Kosovës dhe diplomimit të gjeneratës së re të oficerëve doganorë. Lëvizja Vetëvendosje të premten ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar atë si “shkelje të Kushtetutës” dhe “ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit”. “Gjykata ka zgjedhur të shpikë arbitrarisht rregulla. Shpikja e rregullave tërësisht të reja gjatë procesit dhe ndërhyrja substanciale në kompetencat e Kuvendit përbëjnë cenim të rendit kushtetues. Kushtetutën e...