Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Situata dramatike/ Dy viktima nga zjarri në Elbasan, dhjetëra banesa të shkrumbuara dhe 6 fshatra të djegur plotësisht
Një situatë dramatike po zhvillohet në qarkun e Elbasanit, ku dyshohet se është regjistruar viktima e dytë nga zjarret e shumta që kanë përfshirë vendin. Pas vdekjes së një 80-vjeçari, i cili humbi jetën nga asfiksia, një tjetër person dyshohet se ka ndërruar jetë për të njëjtin shkak. Raportohet se shumë persona të tjerë janë asfiksuar, ndërkohë që flakët kanë shkaktuar dëme masive. Fshatrat Kullollas, Bletëz, Skënderbegas, Menkollare, Zenelas dhe Harunas janë shkrumbuar plotësisht, duke lënë dhjetëra banesa të djegura plotësisht. Sipas raportimeve të fundit, në të gjithë territorin e Shqipërisë, deri dje në mbrëmje janë regjistruar 34 vatra zjarri. Nga këto, 27 janë ende aktive, ndërsa 7 po monitorohen nga autoritetet. Situata më problematike vijon të mbetet në jug të vendit, ku rreziku është...