Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Hjuman, afrikani premtues te Partizani
Nga Afrika e Jugut te Partizani. Mesfushori Rouan Hjuman ka nënshkruar të martën me të kuqtë deri në vitin 2027, me të drejtën e rinovimit edhe një tjetër sezon. Njoftimi i Partizanit FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Roëan Human. Mesfushori 24-vjeçar njëkohësisht pjesë e përfaqësueses së Afrikës së Jugut ka nënshkruar me të kuqtë për dy sezone me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Fantazisti i bashkohet Partizanit nga skuadra afrikano jugore AmaZulu. Gjithashtu ai ka qenë pjesë edhe në Izrael me Makabi Tel Aviv dhe Beitar Tel Aviv. Human pritet të sjellë më shumë cilësi dhe eksperiencë në repartin e mesfushës. Vazhdo leximin