Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Pse Aristoteli mendonte që të merresh me filozofi është qëllimi final i ekzistencës njerëzore
Monte Johnson Fjala Ergon në greqisht do të thotë “punë” ose “detyrë”, ose “produkt”, ose “funksion”. Termi përdoret kryesisht në kuptimin e artefakteve, ose aftësive. Kështu, “ergon”-i i një sharre është që të presë drurin. “Ergon”-i i një shtëpie është të të mbrojë nga moti i keq, apo hajdutët. “Ergon”-i i një arkitekti është të ndërtojë shtëpi. Një tjetër term i lidhur me këtë, është Aretê, që do të thotë ekselencë, ose virtyt. Ekselenca e një sharre është mprehtësia, përderisa funksioni i saj është të presë drurin. Ekselenca e një shtëpie është stabiliteti dhe siguria, përderisa funksioni i saj është mbrojtja. Ekselenca e një arkitekti është ndërtimi i shtëpive të mira. A kanë qeniet njerëzore një “ergon”, apo një “funksion”? Dhe nëse po, a kanë...