Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Kush është Rumi/ Poeti persian që edhe pas 814 vitesh vijon të shesë miliona kopje
Rumi Lindi 814 vjet më parë, ndërsa ka ndjekës në mbarë botën. Vargjet mahnitëse të Jalal ad-Din Muhammad Rumit – poetit persian dhe mjeshtrit sufist që lindi më 1207 – janë shitur në miliona kopje në vitet e fundit. Këto shitje e bënë atë poetin më të njohur në ShBA. Në nivel global, adhuruesit e tij janë një ushtri më vete, shkruan Jane Ciabattari. “Ai është figurë bindëse, në të gjitha kulturat”, thotë Brad Gooch, autor i një biografie të Rumit. Ai ka shkruar dy biografi të vlerësuara nga kritika – atë për poetin Frank O’Hara dhe për shkrimtaren Flannery O’Connor. “Harta e jetës së Rumit mbulon 2.5 mijë milje”, shton Gooch, i cili ka udhëtuar nga vendlindja e Rumit në Vakhsh. Ky është një...